Ndodh vetëvrasja e radhës në Durrës, viktimë është një 39-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e diel më datë 17 shtator, në lagjen nr. 15.
Viktima me iniciale H.P., banues në Durrës, është vetëhelmuar me fostoksinë në banesën e tij.
Nga të dhënat policore, mësohet se ai është dërguar menjëherë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Arsyet që e shtynë të riun drejt aktit të rëndë të vetëvrasjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia ka nisur punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.





