Një i ri ka vrarë veten në qytetin e Durrësit një ditë më parë, më 28 shkurt.

Policia bën me dije se është vetëvarur shtetasi V.N. 29 vjeç.

Burime nga policia thanë për “DurrësLajm” se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 të qytetit. I riu u gjet i pajetë në kasollen pranë banesës nga familjarët e tij.

Ndërsa motivet e këtij vetëflijimi mbeten ende të paqarta. Nga dëshmitë paraprake të familjarëve të viktimës, nuk është bërë e mundur të hidhet dritë mbi shkaqet që e shtynë atë të vetëvaret.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rastit, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.