Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Recan, Elbasan, ku një 59-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri.
“Në fshatin Recan, Elbasan, shtetasi M.A., 59 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetēvrarë me armë gjahu në banesën e tij.”, njoftojnë burimet zyrtare.
Grupi hetimor po punon pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes





