Një person është vetëvrarë mesditën e sotme në banesën e tij në lagjen “Sporti” Gramsh.

Policia sqaron se shtetasi A.Z., 79 vjeç është vetëvrarë me armë gjahu çifte, të cilën e ka patur me leje.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 12.04.2018  rreth orës 14:00,  në lagjen “Sporti” Gramsh,  në banesë shtetasi A.Z., 79 vjeç është vetëvrarë me armë gjahu çifte, të cilën e ka patur me leje.

Nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.