Një person është vetëvrarë me armë zjarri në njësinë administrative Dajç, në Shkodër.

Viktima është një 40-vjeçar, banues në fshatin Mushan.

Ende mbeten të paqarta shkaqet që e çuan në vetëvrasje 40-vjeçarin, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.