Regjistrohet një vetëvrasje në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sallmone të Shijakut, ku nga burimet policore mësohet se shtetasi Sh. B., 70 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.