LEZHE, 18 prill 2013– Një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Nënë Treza" të qytetit të Lezhës.
Burime policore kanë bërë të ditur se 35-vjecari Melsi Lorenci është gjetur i vetëvrarë në një dhomë në ish-godinat e NSHN-së.
I riu është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.





