Një 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke vetvarur, mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Losnik, ku 24-vjeçarja, kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.
Rexhina Dervishi, nënë e një fëmije të vogël është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.





