31 maj 2015 – Sot, një 25-vjeçar nga lagja 17 në qytetin e Durrësit, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës.
Shtetasi me iniciale K.M., që u vetëflijua, mësohet se vuante nga çrregullime mendore.
Ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar dhe familjarët pohojnë se është hedhur nga ballkoni, sapo ishte zgjuar nga gjumi rreth pasdites.
25-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





