Në një njoftim për shtyp, Policia e Durrësit bën me dije se një person i ka dhënë fund jetës në Shijak.

"Më datë 03.12.2018, në banesën e tij, ka gjetur vdekjen shtetasi N.M., vjeç 78, i cili dyshohet të jetë vetëhelmuar me lëndë toksike", thonë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.