I jep fund jetës një person në Durrës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Policia informon se viktima me iniciale L.K., është vetëhelmuar në banesën e tij në Rrushkull.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë e mënjëherë ai është transportuar në spital në spitalin toksikologjik Tiranë. 

Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, fatkeqësisht ai ndërroi jetë ditën e sotme.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.