Maqedoni, 6 gusht 2014 – Nje dite me pare, rreth orës 17.00, në lagjen Karposh të Shkupit, në afërsi të restorantit "Imes" është vetëvrarë njëri nga pronarët e restorantit të mirënjohur “Staro Bure”, që gjendet në lagjen "Leptokaria".

Burime të “Libertas” kanë thënë se pronari Milo ka bërë vetëvrasje me një pushkë të tipit “Karabinë”, duke u qëlluar vetë direkt në zemër.

Thuhet se pronari i ndjerë nuk ka pasur borxhe apo ndonjë mosmarrëveshje me dikë, ndërsa supozohet se akti i vetëvrasjes ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve familjare.

"Ai para se të shkon në restorantin 'Imes' ishte zënë me bashkëshorten e tij",- ka thënë një dëshmitar, i cili ka shtuar se zënkat e Mios me gruan kanë qenë te shpeshta.

Tani për tani nuk ka një prononcim zyrtar nga ana e MPB-së, ndërsa në terren kanë dalë gjykatës hetues së bashku me nje ekip të mjekësisë gjyqësore.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/