Një shqiptar është vetëvrarë paraditen e shtunës në rrugën Dhrosopulu të Athinës.

Ngjarja ndodhi para orës 11:40 sipas orës lokale. Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë viktimën të vetëflijohet duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së tij.

Policia tha se viktima humbi jetën në vend. Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen.