SHBA, 19 mars 2013– Në Florida është gjendur i vdekur një student në dhomën e tij.
Studenti akuzohej se ishte duke planifikuar një sulm në kampus.
James OliverSeevakumara, 30 vjeç ka qëlluar veten kur një shokë i tij tregoi për planin që kishte.
Sipas Autoriteve shoku tij pasi kishte zbuluar se mbante armë është futur në banjo ku ka njoftuar policinë.
Para se forcat e rendit të mbërrinin në vendngjarje, James Oliver vrau veten, ndërsa gjatë kontrolleve u zbuluan dhe sasi të konsiderueshme armësh.
I riu kishte lënë me shkrim dhe një afat kohor brenda të cilit do të ndërmerrte sulmin.
Gjithashtu u zbulua një pistoletë, një pushkë gjysmë-automatike, qindra fishekë dhe katër bomba.