Fier, 27 mars 2014 – I jep fund jetës duke u vetëhelmuar, 26-vjeçarja Dafina Llupi, aktorja e teatrit “Bylis”. Aktorja ka ndërruar jetë në spital, pasi ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh antidepresivë.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 26-vjeçaren Dafina Llupi t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ajo është vajza e aktorit të humorit fierak, Todi Llupi, i cili njihet me rolin e Malos te skeçi “Po martojmë Malon”,  Mësohet se ceremonia mortore e aktores së teatrit “Bylis”, do të zhvillohet ditën e nesërme në qytetin e Fierit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/