KPK ka propozuar rritjen e pagës për 6 pozicione të administratës. Sipas propozimit të KLP, në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, e nënshkruar nga kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, paga e Sekretarit të Përgjithshëm propozohet të rritet nga 150 000 lekë në muaj, në 235 000 lekë në muaj. Për pozicionin “Drejtor”, propozimi është që paga të rritet nga 107 000 lekë në muaj në 180 000 lekë në muaj.

Për “përkthyes” propozohet rritja nga 107 000 në 155 000, teksa për Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë propozohet thuajse dyfishimi i pagës nga 86 500, në 155 000 lekë në muaj.

Për pozicionin “specialist” rritja e propozuar është nga 65 200 lekë në muaj në 80 000 lekë në muaj. Ndërsa për pagën e Këshilltarit pranë Mbledhjes së Komisionerëve dhe Kryetarit propozohet dyfishimi nga 73 500 në 155 000 lekë në muaj.

“Këto ndryshime kërkohen pas ndryshimeve ligjore e nënligjore që pësoi i gjithë sistemi i pagave të administratës publike’ thuhet në kërkesën e KLP.

Në propozimin drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, sqarohet se ky ndryshim nuk sjell asnjë ndryshim në numrin e përgjithshëm të punonjësve të përhershëm të KPK, prej 76 vetësh. Sipas dokumentit, efekti financiar i ndryshimeve të propozuara pritet të jetë 2 418 000 lekë në vit

Kjo vjen pas ndryshimeve të pagave të administrates me VKM 325/2023

Riklasifikimi i pagës mujore për administratën e KKP e propozuar pas VKM 325/2023

Paga mujore e Sekretarit të Përgjithshëm – Është 150 500 lekë – Të bëhet 235 000 lekë

Paga mujore e Drejtor – Është 107 000 lekë – Të bëhet 180 000 lekë

Paga mujore e Përkthyes – Është 107 000 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë – Është 86.500 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Specialist – Është 65.200 lekë – Të bëhet 80 000 lekë

Këshilltarit pranë Mbledhjes së Komisionerëve dhe Kryetarit – Është 73.500 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Rritja e pagave në KPA

Edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit propozon ndryshime të pagës për 6 pozicione në administratën e këtij institucioni. Sipas pagës se propozuar pas VKM se vitit 2023 rezulton që paga mujore e drejtorit të jetë më e vogël se ajo e drejtorit ne KPK prandaj ata kërkojnë riklasifikim

Riklasifikimi i pagave për administratën KPA e propozuar pas VKM 325/2023

Paga mujore e Sekretarit të Përgjithshëm – Është 150 500 lekë – Të bëhet 235 000 lekë

Paga mujore e Drejtor – Është 107 000 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Paga mujore e Përkthyes – Është 107 000 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë – Është 86.500 lekë – Të bëhet 115 000 lekë

Specialist- Është 65.200 lekë – Të bëhet 80 000 lekë

Sekretar i kryetarit – Është 73.500 lekë – Të bëhet 90 000 lekë

Prandaj KPA kërkon riklasifikimi i pagës për Drejtor nga klasa II-1 pra, 155 000 lekë në muaj të bëhet I- 4 pra 180 000 lekë në muaj.

Riklasifikimin e pagës për Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë nga klasa III- 1 pra, 115 000 lekë në muaj në II- 1, pra 155 000 lekë.

Gjithashtu propozon ndryshimin nga pozicioni Sekretar i kryetarit në Këshilltar pranë Mbledhjes së Gjyqtarëv edhe Kryetarit dhe të ketë klasën II- 1 pra 155 000 lekë

KPA kërkon dhe shtesë në strukturën organike për 6 punonjës që aktualisht mbulohen nga 6 punonjës me kontratë të përkohshme si dhe 2 punonjës mbështetës.

KPA perbehet nga 57 punonjës.

Rritja e pagave tek Institucioni Komisionerëve Publikë (IKP)

Tek IKP riklasifikimi i pagave për administratën e përshtatur sipas VKM 325/2023 është ky më poshtë

Riklasifikimi i pagës mujore për administratën e IKP e përshtatur sipas VKM 325/2023

Kancelar – Është 150 500 lekë – Bëhet 235 000 lekë

Drejtor i Drejtorisë së menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median e Publikun – Është 107 000 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Shërbimeve Mbështetëse – Është 107 000 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Përkthyes – Është 107 000 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë – Është 86.500 lekë – Të bëhet 115 000 lekë

Specialist- Është 65.200 lekë – Të bëhet 80 000 lekë

Riklasifikimi i pagave

IKP propozon dhe riklasifikim të pagave për Drejtor i Drejtorisë së menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median e Publikun dhe Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Shërbimeve Mbështetëse të bëhet I- 4 pra 180 000 lekë në muaj.

“Me riklasifikimi i pagës për funksionin organik “Drejtor” rregullon edhe hierarkinë e pagave, pasi pozicioni “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun është trajtuar që, në fillim të veprimtarisë së institucionit, me klasë page të njëjtë me “Drejtorin” thuhet ne relacion.

Për pozicionin koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë propozohet rikualifikimi në II- 1, pra 155 000 lekë

Efektet financiare të riklasifikimit të pagave për këto pozicione pune për një vit buxhetor janë rreth 1,500,000 lekë.

‘Ndryshimet e kërkuara në riklasifikimin e pagave në vijimësi edhe të ndryshimeve të mëparshme të strukturës dhe riklasifikimit të pagave të punonjësve të Institucionit të Komisionerëve Publikë, do të kenë një ndikim pozitiv në motivimin dhe qëndrueshmërinë e punonjësve administrativë, si dhe një ndikim të drejtpërdrejtë në përballimin e ngarkesës së shtuar të procesit të punës, drejt fundit të mandatit kushtetues të Komisionerëve Publike” thuhet ne relacion.

Këto tri kërkesa do të jenë nesër në rendin e ditës në kuvend dhe do të hidhen në Kuvend.