DURRËS, 9 tetor 2014– Gështenjat do t’i gjeni përgjatë gjithë stinës së vjeshtës dhe të dimrit.
Ato janë shumë te tretshme dhe janë rekomanduar në rastet e anemisë dhe humbjes së oreksit, në sajë të pranisë së bollshme të fibrave janë shumë të dobishme për funksionimin e zorrëve.
Duke u mbështetur në praninë e acidit folik, gështenja rekomandohet edhe në rastet e shtatëzanisë, sepse ajo mund të parandalojë disa çregullime në fetus.
Duke qenë e pasur me minerale, gështenjat janë veçanërisht të përshtatshme për ata që vuajnë nga lodhja kronike, për ata që duhet të rifitojnë forcën pas gripit tek fëmijët dhe të moshuarit. Kaliumi është i dobishëm për të forcuar muskujt, fosfori kontribuon në formimin e indeve nervore, squfuri është antiseptik dhe dezinfektues, natriumi është i dobishme për tretje, magnezi në rigjenerimin nervor.
Gështenja është e pasur me vitaminë B6, vitaminë C, kalium dhe bakër.
Vitamina B6 në gështenjë mund të jetë me të vërtetë e mirë për zemrën tuaj. B6 ul kimikatet e prodhuara nga detajimi i aminoacideve në trupin tuaj. Ushqime që përmbajnë dopaminë, melatonin, serotonin, siç është gështenja lejojnë trupin të prodhojë hormonet që bilancojnë humorin tonë dhe na ndihmojnë të bëjmë gjumin e qetë.
Potasium është një tjetër përfitim shëndetësor i gështenjave.
Në sajë të pranisë së vitaminës B dhe të fosforit, gështenja kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit nervor dhe me praninë e sheqernave, ushqimi mund të jetë një alternativë për fëmijët që janë alergjik ndaj qumështit.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





