Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Cambridge në Angli, genet ndikojnë në vetminë dhe socializimin e një personi. Studimi i publikuar në revistën “Nature Communcations” marrë në shqyrtim 500 mijë vullnetarë.

Faktori biologjik ndikon në bazë të vetmisë patologjike që disa persona i bllokon për të hyrë në kontakt me të tjerët edhe kur e dëshirojnë në gjë të tillë.

Janë identifikuar 15 variante gjenetike që lidhen ngushtë më izolimin shoqëror, ndërsa të tjera që gjenden në ata njerëz që janë më të hapur dhe frekuentues të ambienteve të ndryshme sociale.

Sipas kërkuesve, kjo është ndoshta edhe një ndër arsyet përse disa medikamente antidepresive nuk janë efikasë njësoj në të gjithë pacientët.

Në këtë studim është vënë re gjithashtu edhe një lidhje mes vetmisë, simptomave depresive dhe mbipeshës. Rezultatet do të ndihmojnë në rrugën e një një psikiatrie më precision me të lartë dhe të shoqëruar me terapi të individualizuara.