TIRANË- Konsorciumi “Vetro Energy” konfirmon pagesën e garancisë prej 170 milionë eurosh, duke i hapur kështu rrugën privatizimit të "Albpetrol"-it. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë aksioneri i "Vetro Energy", Rezart Taci.

Ndër të tjera mësohet se ky konsorcium do të përfundojë me ritme të përshpejtuara të gjitha marrëdhëniet me METE, duke afruar edhe datën e pagesës tërësore prej 850 milionë eurosh.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës deklaroi pak ditë më parë se fituesja e tenderit “Vetro Energy”, nuk nisi negocimin e kontratës së shitjes së aksioneve si dhe nuk depozitoi garancinë prej 20% të vlerës së ofertës, në datën e caktuar.

Përpara një situate të tillë Ministria e Energjitikës vendosi të nisë procedurat e arkëtimit të 850 milionë eurove të vendosura nga konsorciumi si garanci bankare në zbatim të kushteve të përcaktuara në tenderin për privatizimin e “Albetrol”.