Ferrari dhe Sebastian Fetel kanë zyrtarizuar “divorcin”. Viti 2020 do të jetë i fundit për pilotin gjerman në drejtimin e “kokuqes”. Lajmi është zbuluar nga 32-vjeçari.
“Skuadra dhe unë kemi kuptuar se nuk ka më një vullnet të përbashkët për të vazhduar së bashku pas përfundimit të këtij kampionati”, u shpreh Fetel, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij do të jetë larg skuderisë italiane.
Fetel është pjesë e Ferrarit që në vitin 2015 dhe tashmë kishte ardhur koha që ai t’i japë fund aventurës me “kokëkuqen”.
Vitin e kaluar të dy pilotetr e Ferrarit u përplasën shpesh në pistë dhe duket se skuderia ka zgjedhur të mbështesë të riun Sharl Leklerk, duke e cilësuar si pilotin e të ardhmes.