Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka risjellë në vëmëndje një video me mesazhin e fortë për pastrimin e politikës nga të korruptuarit përmes procesit të vetingut.

Në mesazhin që dha dje në sallën e Kuvendit, Basha thekson se politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

MESAZHI I BASHËS:

Frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit. #vettingnëpolitikë