Kryeministri Edi Rama, i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas propozimit të këtij të fundit për një Vetting në politikë. Rama shkruan se Vettingu për politikanët duhet sa më parë. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se është gjithnjë gati për të nisur diskutimet me PD-në. 

Postimi në Twitter:

Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD.