Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Ahmet Jangulli. Ky i fundit është pjesë e Gjykatës Administrative të Shkodrës, dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Pas verifikimeve të kryera ndaj tij, në kuadër të ligjit të Vettingut, KPK vendosi që gjyqtari Jangulli duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë.
Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, vendosi ta shkarkojë Jangullin, si të paaftë profesionalisht, si edhe me probleme me pasurinë e tij.
KPK sqaroi se sipas hetimeve, gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Gjyqtari rezulton me probleme edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij, ndërsa DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm.
Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me prokurorin për lirimin e disa të pandehurve nga burgu. DSIK, nga ana tjetër ka gjetur në relacionin përkatës për Jangullin se është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Ankesa ka patur edhe për vendimet e tij, që konsiderohet si me tekst të pakuptueshëm.





