Ambasada e SHBA-ve në Tiranë në kuadër të implementimit të ligjit të Vettingut bën thirrje për aplikime në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë Gjyqësor.

"Nxiten profesorë të kualifikuar për t'u bërë pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme" shkruan ambasada.

Në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, dy institucione të reja të reformës në drejtësi, ka ende vende të pa plotësuara për shkak se avokatia dhe shoqëria civile nuk kanë paraqitur emrat e profesionisteve me aplikantë.