Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Raportohet se takimi është i fokusuar tek ligji për vettingun dhe 6 ligjet e tjera të reformës në drejtësi.
Në takim janë të pranishëm edhe nënkryetari i komisionit të reformës, Oerd Bylykbashi, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani si dhe zyrtarë të tjerë të Kuvendit.
Po sot, kryeparlamentari Meta pati një drekë pune ish-presidentin Rexhep Meidanin dhe ish-deputetin socialist, Koço Kokëdhima.
Data 25 gusht është afati i fundit kur parlamenti shqiptar ka mundësi të miratojë në mos 7 ligjet që shoqërojnë reformën në drejtësi, të paktën ligjin e ashtuquajtur për “vettingun”.
BE-ja dhe SHBA-të e kanë vënë gushtin si muajin e fundit kur parlamenti, edhe pse është me pushime, duhet të mblidhet për ta kaluar këtë projektligj. Burimet nga mazhoranca bëjnë me dije se e gjitha kjo ngjeshje afatesh e ka një arsye.
BE-ja e SHBA kanë vendosur të financojnë të gjithë projektin për ngritjen e institucioneve të reja që do të ngrihen për të bërë procesin e vettingut.





