Gjatë mbledhjes në Vlorë, opozita njoftoi dy nisma të rëndësishme të cilat është e vendosur ti realizojë me çdo kusht. Vettingun e politikanëve me votë të qytetarëve në rast se mazhoranca do ta refuzojë si dhe shpronësimin e kompanive që kanë bashkuar me qeverinë Rama për të fituar koncensione tendera korruptivë.
"Zgjidhjet tona për lidhjet e krimit me politikën i keni të qarta, të dashur qytetarë: Me ose apo delet e Rilindjes dhe kriminelët e Rilindjes, dita do të vijë ku me votën tuaj ne do ta bëjmë Vetingun në politikë realitet: asnjë politikan i lidhur me krimin nuk do të ulet në institucionet e vendit. Sot në këtë tryezë do të shqyrtojmë propozimin e dytë: shpronësimin, sekuestrimin e pasurive të gjitha kompanive, individëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP, tendera, koncensione me Edi Ramën dhe lukuninë e tij të hajdutëve. Sot po këtu do t’i japim formë përfundimtare platformës sonë për t’i dhënë zgjidhje, drejtësisë dhe vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme," tha Basha.





