Me 88 vota pro është miratuar sot pr/ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur ndryshe si vettingu.

REPLIKAT
Replikat mes ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe kryeminsitrit Rama u rikthyen edhe në seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin dhe miratimin e ‘Vettingut’.

Ndërsa Berisha e quajti shtatorin, muajin e fundit të Ramës kryeministër nëse vettingu nuk do bëhej nga BKH, Rama i kujtoi atij se ishte pikërisht reforma në drejtësi ajo që i vinte kufirn tek thana politikës së vjetër.

Deputeti Eduard Halimi, pasi foli nga foltorja e Kuvendit, theksoi se nuk mund te arrihej ne një konsensus, ndaj opozita duhej të largohej nga Kuvendi. Kështu, deputetë të Partisë Demokratike u larguan nga salla, duke hequr kështu dorë nga votimi për pr/ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

‘Vettingu’ si fillim është miratuar në parim me 88 votat e PS-LSI-PDIU

 

RAMA: REFORMA NE DREJTESI UA VURI KUFIRIN TEK THANA

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë se reforma në drejtësi dhe të gjitha ndryshimet kushtetuese bëhen për hir të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ai pohoi se integrimi i Shqipërisë në BE nuk është një menu ku shqiptarët të zgjedhin atë që duan.
“Nuk ka shumë për të rrahur gjoksin se kush e do më shumë drejtësinë dhe Kushtetutën dhe lirinë e demokracinë. Të votojmë këtë ligj dhe i bëmë të gjithë përpjekjet për konsensus. S’mund të ketë një konsensus alla-shqiptare që bie ndesh me konsensusin e ndërkombëtarëve për tu integruar në BE. Integrim në BE nuk është një menu që merr atë që të pëlqen, por merret e gjitha dhe s’mund të marrësh ca të pëlqen dhe lë atë që nuk pëlqen. Ndaj ne nuk jemi sovran për të zgjedhur ca na pëlqen, ndaj duhet ti nënshtrohemi të gjitha rregullave.”, tha Rama.

Kryeminstri Edi Rama replikoi me Berishën ashtu siç ndodh në çdo seancë parlamentare. Ai tha se reforma në drejtësi i vë kufirin tek thana politikës së vjetër. “Politika e vjetër e ka kufirin tek thana, thana që vë kufirin është reforma në drejtësi pjesë thelbësore e saj është ligji i vettingut”.

BERISHA: S’KA GJAH SHTRIGASH, DO THYENI QAFËN. PO VJEN SHTATORI I FUNDIT I RAMËS

Ish-kryeminsitri Sali Berisha deklaroi në foltoren e Kuvendit se po tentohet gjahu i shtrigave edhe me vettingun, por kjo sipas tij, nuk do të jetë e mundur. I drejtuar nga qeveria dhe kryeministri Rama ai u shpreh: Do thyeni qafën! Sipas Berishës vettingu bëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, në të kundërt mund të rrëzohet refoma në drejtësi .

“Ai konsensusi është sanksionuar në Kushtetutë por nëse do bëjmë vettingun, duhet t’ju përmbahemi amendamenteve se i bën BKH, ju tani thoni e bëjnë sekratarët organizativë të Edvin Ramës. Të kemi thyer turinjtë sa herë keni dashur, dhe do ti thyejmë, kemi bërë 2 vjet punë e kemi fiksuar që do e bëjë BKH, tani do ta bëni vettingun me sekretarin organizativ të PS. Ju bëheni qesharakë. Kjo as që kalon. Nuk jeni thyer nga ne nga ato qeveri që kreu juaj ju thoshte i kam me vete. Hajde t’i përmbahemi kushtetutës, jo të bëjmë tani si të rrëzojmë reformën. Po bëni gjah shtrigjash me venttinugn, do thyeni qafën. Këtë skeni për ta bërë kurrë…Doni të rrëzoni atë që votuam jeni qesharakë”.