Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës dhe kandidaten për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Alma Brati.

Brati do të vijojë detyrën e saj pasi ka kaluar me sukses procesin e Vettingut.

"Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi konfirmimin në detyrë të zonjës Alama Brati", tha relatorja Pamela Qirko.

Gjyqtarja ka mundur të kalojë Vettingun bazuar në tre shtylla, atë të pasurisë, figurës dhe vlerësimi profesional.