Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shtyjë për në datën 5 shkurt marrjen e vendimit për Donika Prelën, që ishte përcaktuar për ditën e sotme (29 janar).
KPK njoftoi se "për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00."
Seanca e datës 5 shkurt do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda doli në datën 22 janar në sitën e vettingut.





