Arben Frashëri ngec në “sitën” e vettingut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të Frashërit, me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier – Berat, SHÇBA.

Frashëri ishte në listën me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët për të kaluar në vetting.

Vettingu në Polici i nisur në vitin 2018, bëhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit me 15 anëtarë dhe mbështetet gjatë veprimtarisë së tij nga një sekretariat teknik i përbërë nga 15 anëtarë.

Frashëri u vlerësua për pasurinë; kontrollin e figurës dhe aftësitë profesionale.