Gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj kryeministri Edi Rama se i ka hapur dyert e institucioneve kriminelëve.

Bylykbashi u shpreh se me amendamentet e propozuara prej opozitës mbyllet hapësira për të anashkaluar ligjin për dekriminalizimin.

"Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin. E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë. Sepse Rama e ka dizenjuar këtë plan për t'i futur brenda. Ata i sjellin votat. Bëni mirë, thirrini mendjes, pranoni Komisionin e Venecias, uluni në dialog konstruktiv me ne dhe t'i hapim rrugë vetingut në politikë. Në mënyrë që t'i hapet rruga edhe studentëve."