Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin e Shkodrës Vate Staka.

Pas verifikimeve dhe hetimeve të bëra, rezultoi se pasuritë e tij ishin në rregull dhe prokurori Staka nuk ka fshehur pasuri, nuk ka konflikt interesash dhe sipas raportit të ILDKPI-së.

Prokurori Staka ka vetëm një apartament në Shkodër me sipërfaqe 130 metra katrore. Edhe për dy komponentët e tjerë të Vettingut, prokurori i Shkodrës rezultoi me figurë të pastër dhe me aftësi profesionale.