Kjo e martë shënon radhën e Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, për të dalë përpara komisionit të vettingut.
Komisioni i Pavarur Kualifikues do të vlerësojë aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës.
Marku do të dalë përpara KPK-së mëngjesin e sotëm, në orën 10:00, me një trupë gjykuese që përbëhet nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.
Në një seancë të pazakontë Arta Marku u emërua më 18 dhjetor 2017 nga Kuvendi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme duke zënë postin e Adriatik Llallës të cilit i kishte përfunduar mandati. Ajo u zgjodh me 69 vota, 2 votuan kunder dy abstenim.





