TORINO, 9 mars 2013 – ''Nuk duhet ta bëje këtë, nuk është e drejtë. Nuk do të të harroj kurrë, kurrë''. Ky është dedikimi i lënë në profilin në Facebook të 17 vjeçarit italian nga ish e dashura e tij. Adoleshenti zgjodhi të vetvritej dje, pasi nuk mund të duronte ndarjen nga e dashura e tij. Vetvrasjen ai e paralajmëroi në Facebook, por shumë nga shokët e tij kujtuan se po bënte shaka. Një ditë pas vdekjes së tij ish e dashura duket se ndihet fajtore dhe me këtë dedikim duket se do t’i kërkojë falje për dhimbjen që i shkaktoi.

Ndërkohë shumë shokë të 17 vjeçarit me iniciale M.M., që një ditë më parë u hodh nga taraca e një spitali, i kanë dhënë lamtumirën e fundit atij përmes dedikimeve në Facebook. Ndërsa shokët e shkollës i kanë shkruar një letër ngushëllimi nënës së tij. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/