SHBA – Biologët në Kaliforni po përpiqen të zbulojnë arsyen se pse pak ditë më parë bregdeti i Santa Cruz u mbush plot e përplot me kallamarë që braktisën detin për të ngordhur mbi rërë. Fenomeni u regjistrua të dielën e kaluar në plazhet e rrethit Santa Cruz në rajonin e Gjirit Monterey. Një mëngjes të bukur bregu u mbush me mijëra trupa kallamarësh Humboldt (lat. Decidicus gigas), të cilët për ndonjë arsye të dukshme kishin dalë në rërë, njofton CBS.

Njerëzit madje u përpoqën t’i kthenin kallamarët, të cilët ishin ende gjallë, në det, por ata me këmbëngulje kërcenin sërish në rërë.

Shkencëtarët sugjerojnë se një nga shkaqet e mundshme të vetëvrasjes masive të këtyre kafshëve mund të jetë ngrohja globale.