Qindra studentë kanë bojkutuar ditën e sotme mësimin dhe po mbajnë një proteste me pjesëmarrje masive. Aktualisht studentët e Universitetit të Tiranës ndodhen prej orësh para godinës së ministrisë së Arsimit ku kërkojnë uljen e tarifave dhe shtyrjen e afatit të pagesës.
Ndërsa, raportohet se situata është tensionuar. Të rinjtë kanë qëlluar me vezë dhe sende të tjera të forta drejt godinës së ministrisë së Arsimit.
Po ashtu edhe në Universitetin e Elbasanit studentët kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur në protestë për të njëjtën kauzë.





