Sipas ekspertëve, të gjithë ata që kanë pula në shtëpi, mund t’i mbajnë vezët jashtë frigoriferit për disa ditë, pasi të keni konfirmuar shëndetin e pulave dhe pastërtinë e kafazit.
Edhe nëse vezët janë të palara, mund të qëndrojnë ashtu për disa ditë. Kjo, për arsye se vezët kanë një shtresë natyrale që i mbron nga bakteret.
Nëse vezët lahen, kjo shtresë largohet duke bërë që bakteret të depërtojnë më shpejt në brendësi të vezës. Nëse lahen vezët, këshilla më e mirë që t’i mbani të freskëta është frigoriferi.
Sa për vezët e blera në dyqan, këshilla është frigoriferi. Prodhuesit e vezëve amerikane i lajnë vezët për t'u siguruar që janë të pastra, sepse edhe në to ekziston rreziku i salmonelës. Pra, veshja mbrojtëse hiqet para se vezët të mbërrijnë në dyqanet ushqimore, kështu që sapo t’i blini, futini në frigorifer.
Business Insider raportoi disa kohë më parë se shumë markete i kërkonin nga prodhuesit vezët të palara për t’i ruajtur sa më gjatë nga rreziku i salmonelës. Natyrisht, për të qenë të sigurt, gjithmonë mund të zgjidhni t’i mbani vezët në frigorifer.