Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia në Leçe pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga përfundoi Liridon Bosi, i lindur 25 vite më parë në Shqipëri dhe italiani, Stefano Castrignanò, 32 vjeç, lindur në Leçe.

Arrestimi i tyre erdhi pas ditë të tërash vëzhgime dhe hetimesh, duke zbuluar një ndërtesë që shërbente si bazë për shitjen e drogës.

Policia ndaloi fillimisht një nga dy të arrestuarit, me çelësa të shumtë me vete. Më pas, u ushtrua kontroll i imtësishëm në banesë ku brenda saj ishte Bosi.

Atje u gjetën 1 kg kokainë dhe të gjitha materialet e nevojshme për paketimin e dozave përfshirë edhe një peshore elektronike si dhe ngjitës.