21 shkurt 2015 – Stafi mjekësor i skuadrës argjentinase River Plate vendosi që t’i jepte futbollistëve viagra për të përballuar një ndeshje që zhvillohej në një stadium rreth 4000 metra mbi nivelin e detit.
Për të kompensuar mungesën e ajrit, lojtarët pinë një kokteil të përbërë nga ilaçi kundër impotencës, kafe dhe aspirinë para ndeshjes së parë të grupit për Kupën Libertadores, të zhvilluar në Bolivi. Doktori i ekipit tha:
"Viagra stimulon qarkullimin e oksigjenit në gjak dhe ndihmon lojtarët të marrin frymë më mirë". Gjithsesi, koktejli nuk bëri efekt pasi River Plate jo vetëm që humbi 2-0 ndaj San Jose, por edhe tregoi impotencë në sulm, duke goditur vetëm 1 herë portën kundërshtare gjatë 90 minutave.





