28 Mars 2014 – Victoria Beckham jo gjithnjë bie dakord me bashkëshortin e saj, ish-futbollistin David Beckham.

Prej vitesh ish- këngëtarja e grupit Spice Girls braktisi mikrofonin për t’iu dedikuar modës me kohë të plotë dhe duke arritur sukses ndërkombëtar.

“Frymëzimi im vjen nga vende shumë të ndryshme. Jam me fat sepse ndonëse jetoj në Londër, udhëtoj shumë. Familja ime më frymëzon, fëmijët, im shoq… edhe pse David përdor telefonin tim dhe shikon fotografitë e mia, nuk e kupton se pse i kam shkrepur. Frymëzimi mund të vijë në çdo moment, por ai nuk e kuptin stilin tim”, shprehet Vic.

Përveçse për pardesytë e veçanta, Victoria spikat edhe për dizenjimin e çantave më trend të momentit, ndërsa shton se dhurata e parë si çantë ka qenë një Gucci, të cilën ia kishte dhuruar një shoqe e nënës.

Më tej ajo shton se, “I pëlqej femrat, dua që ato të kenë më shumë pushtet dhe dua që të ndihen më të sigurta dhe seksi”.