Victoria Beckham po përgatitet për javën e modës në New York, dhe këtë kohë ankthi dhe serioziteti janë bërë pjesë e saj. Ajo po bëhet gati për një prej javëve më të ngarkuara në kalendarin e një stilisti.

41-vjeçarja dukej mahnitëse me një fund ngjyrë blu të çarë dhe një palë çizme lëkure. Ish-ylli i popit si gjithmonë u shfaq elegante dhe e veshur mjaft shik, ashtu siç i ka hije një stilisteje të vërtetë.

Gjithashtu ajo mbante veshur një bluzë të trashë, e cila duket se ishte dizenjuar enkas për ta mbrojtur nga i ftohti i New York.