Grupi i njohur i viteve '90, "Spice Girls" u mblodh sërish për të zhvilluar një turne këtë vit dhe Victoria Beckham nuk do t'i bashkohet vajzave të tjera, Emma Bunton, Melanie Chisholm, Geri Horner dhe Melanie Brown.
Stilistja e famshme tha për 'Good Morning America' se vendimi i saj për të mos u bashkuar me turneun nuk ishte e vështirë.
"Unë gjithmonë do jem një Spice Girl. Jam krenare për to. Do jetë një shfaqje e jashtëzakonshme. Mezi po pres të marr fëmijët e të shkoj ta shikoj. Aktualisht jam e përqendruar tek biznesi dhe nuk mundesha të merrja pjesë. I uroj vajzave shumë fat. Me shpirt, absolutisht që do jem te to,"-tha stilistja.
E pyetur nëse do ndihet e tunduar për tu ngjitur në skenë dhe ti bashkohet grupit, Victoria shtoi: "Nuk e di, le të shohim."





