Victoria's Secret për herë të parë që nga krijimi i saj po prezanton koleksionin e të brendshmeve me modelen e kolme Ali Tate Cutle.

Vendimi historik i Victoria's Secret vjen pas disa vitesh kritika për mungesë të diversitetit në koleksionet e saj, krahasuar me Savage x Fenty të Rihannës që përfshin të brendshme të të gjitha masave.

Lajmi për bashkëpunimin e Victoria's Secret me Bluebella, që ka modele të të gjitha masave, u publikua javën e kaluar. Ndërsa Cutler zbuloi se ishte ajo modelja e parë e markës me masën 14.