SHBA, 10 prill 2013– Victoria's Secret duket se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me vlerë 1 milion dollarë me bukuroshen Miranda Kerr.
Bashkëshortes së Orlando Blum i ka skaduar kontrata 3 vjeçare me firmën e njohur të veshjeve intime dhe kompania nuk ka ndërmend ta rinovojë sërish. Sipas një burimi, të cilin e citon Us Weekly mos rinovimi i kontratës ka të bëjë me “reputacionin e vështirë” të Kerr.
Megjithëse nuk janë dhënë më tepër sqarime besohet se Victoria’s Secret e ka përzënë Kerr, pasi ajo nuk shet aq shumë sa dy engjëjt e tjerë Candice Swanepoel and Alessandra Ambrosio.
Gjithsesi kompania e famshme duket se nuk do t’i shkëpusë komplet kontaktet me Kerr, pasi ajo do të vazhdojë të punojë për ta për kontrata të veçanta, megjithëse nuk do të jetë më “engjëll”.
Kerr është e martuar prej disa vitesh me aktorin Orlando Blum me të cilin ka një djalë 2 vjeçar.





