Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Tiranës. Përkundër dominimit në lojë dhe rasteve të krijuara, durrsakët nuk gjetën dot rrugën e rrjetës. Goli do të kishte qenë qershia mbi tortë, por mungesa e saktësisë para portës bëri që Teuta të kthehej në Durrës vetëm me një pikë. Një nga lojtarët më të spikatur në fushë, Higor Vidal, foli për barazimin dhe për ndeshjen e radhës kundër Flamurtarit.

Si e shihni rezultatin 0–0 ndaj Tirane A është një pikë e fituar apo dy të humbura?

Për mendimin tim ishte më shumë dy pikë të humbura sesa një e fituar. Ndeshja ishte e kontrolluar për pjesën më të madhe, krijuam më shumë raste se kundërshtari dhe patëm momente kur mund ta mbyllnim takimin. Na vjen keq, sepse kishim besim që do të merrnim fitoren, por futbolli është i tillë.

Çfarë ju mungoi për të marrë fitoren?

Mendoj se na mungoi qetësia para portës. Kishim disa mundësi të pastra, por nuk ishim të ftohtë për ta çuar topin në rrjetë. Nga ana tjetër, dhamë një leksion në mbrojtje. Futbolli është lojë detajesh, dhe ndaj Tiranës nuk ishim perfekt në ato detaje.

Si do të përgatiteni për përballjen me Bylisin?

Flamurtari është një skuadër shumë e fortë fizikisht, që nuk dorëzohet lehtë dhe lufton deri në fund. Duhet të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri në të fundit duhet të jemi më agresivë në fazën ofensive dhe të mos bëjmë gabime të thjeshta para. Ne kemi potencial për të fituar dhe këtë herë duhet të jemi më të vendosur në çdo duel.

Cili lojtar i kundërshtarit ju shqetëson më shumë?

Nuk dua të veçoj emra, sepse Flamurtari është një skuadër që funksionon mirë si grup. Kanë disa lojtarë cilësorë që dinë të shfrytëzojnë hapësirat, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm. Për ne më e rëndësishme është të fokusohemi te forcat tona dhe të bëjmë lojën tonë. Nëse luajmë si dimë, kemi çdo mundësi për të marrë tre pikët.

Do të shohim një Teutë më sulmuese në këtë takim?

Po, kjo është e sigurt. Barazimi i fundit na ka lënë pak shije të hidhur, ndaj Flamurtarit duhet të tregojmë një fytyrë tjetër. Duhet të jemi më sulmues, më agresivë dhe të mos i lejojmë kundërshtarit të marrë frymë. Barazimi nuk është opsion, vetëm fitorja na bën punë.

Çfarë mesazhi keni për tifozët para kësaj ndeshjeje?

Dua t’i falënderoj për mbështetjen që na japin çdo javë. E di që nuk janë të kënaqur me barazimin e fundit, por dua t’u them se ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajmë. Do të luftojmë për ta bërë krenarë dhe shpresoj që pas ndeshjes me Flamurtarin të festojmë së bashku një fitore të merituar.