Problemet brenda dhomës së zhveshjeve në Bayern Mynih, nuk kanë të ndalur. Sipas informacioneve të fundit që ka publikuar e përditshmja gjermane Bild, i fundit që ka shkaktuar trazira është futbollisti kilian, Arturo Vidal. Mesfushori ka ardhur në gjendje të dehur në stërvitje, derisa kjo ka shkaktuar nervozizëm tek stafi teknik i bavarezëve që nuk kanë mundur asesi ta përceptojnë një gabim të tillë të Vidal.

Kjo nuk është hera e parë që Vidal ka probleme me alokoolin. Gjatë kampionatit të shkuar në Kupën e Amerikës, ishte aksidentuar me Ferrarin e tij, pasi ishte totalisht në ndikimin e alokoolit. Edhe gjatë aventurës së tij tek gjiganti italian Juventus, kishte probleme, derisa ishte dënuar disa herë nga autoritetet italiane.

Në këtë mënyrë Vidal hap rrugën drejt largimit nga Alinaz Arena, pasi gjiganti bavarez nuk do e lejojë atë në këtë gjendje.