Talenti i ri i Barcelonës, Kubarsi, ka zhvilluar një ndeshje të madhe në Beograd ndaj Crvena Zvezda, aq sa ai ka marrë dhe një shqelm fytyrës, në faqe, aty ku është çarë dhe është dashur që të ketë 10 të qepura për plagën e shkaktuar.

Ai u zëvendësua në minutën e 67-të të ndeshjes i gjakosur. Trajneri Flik konfirmoi se mori mjekimin e duhur.

Sakaq, është postuar një video ku Kubarsi qesh dhe duket i qetë përtej gjakosjes.