Për më shumë se 12 orë negociata, në mesnatë është bërë e mundur shpëtimi i dibranit që kërcënonte se do të vetëhidhej nga një ndërtesë në Maminas.
Ai është shpëtuar nga dy punonjës policie të Komisariatit të Shijakut, të cilët, në momentin që ka tentuar të hidhet, e kanë kapur në pjesën e gjymtyrëve të poshtme, duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre.
Në ndihmë të Policisë kanë shkuar edhe Forcat Renea, Zjarrëfikësja dhe Ambulanca e qytetit.
Ai është Klodjan Hasa, 28 vjeç banues në Dibër, i martuar dhe me dy fëmijë.
Policia e Durrësit thotë se ai është dëguar në spital, nën mbikëqyrje të doktorëve, pasi shkaku që e çoi drejt një veprimi të tillë ishte gjendja e rënduar psikologjike.





