Edhe pse kanë kaluar disa ditë prej festës së 8 marsit, një video ‘e zjarrtë’ që po qarkullon në rrjetet sociale, e ka rikthyer edhe një herë në vëmendje festën e grave.
Jemi mësuar që çdo vit, sidomos këto të fundit, të shihnim foto e video të grave të cilat festonin nëpër klubet e natës në Tiranë, ku situata ‘nxehej’ goxha… por mesa duket nuk kishim parë se në disa vende të huaja bëhej nami…
Një video e publikuar nga mediat britanike, tregon sesi disa femra janë çmendur gjatë festës ku për to kërcente një striptist. Mbi 100 gra, jo vetëm që janë zhveshur e i kanë hipur sipër, por edhe ziheshin me njëra-tjetrën se kush do e merrte e para. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe shoqërimi i disa prej tyre në komisariat, për të qetësuar gjendjen.
Kjo video është filmuar në Angli, e duket se në vetëm pak kohë pas publikimit online, është kthyer në virale.
(Për të parë videon e publikuar nga prestigjiozja “The Sun” klikoni këtu).





