Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes dhe plagosjes që ndodhi në Athinë mbrëmjen e kësaj të diele, ku një person mbeti i vrarë dhe 2 të tjerë të plagosur. E përditshmja greke “Protothema” ka publikuar momentin e vrasjes të fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Autori mban në kokë kapuçin e xhupit dhe në fytyrë një maskë antiCovid. Ai afrohet tek tavolinat e jashtme të lokalit në lagjen “Nea Smyrni” dhe hap zjarr me pistoletë duke qëlluar në drejtim të objektivave të tij.
Sipas shtypit grek, viktima është me origjinë shqiptare. Po kështu, edhe njëri nga të plagosurit është shqiptar. Ndërsa e plagosura e dytë është një grua, e cila raportohet se është pronarja e lokalit dhe që besohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.
Sikurse shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, lokali ka qenë i mbushur me klientë në momentin e atentatit. Më pas u largua qetësisht.
Forca të shumta të policisë greke kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.





